BUJAR QESJA
Mbylli sytë në moshën 86 vjeçare, në mbrëmjen e 26 prillit 2025, një nga heronjtë mund ta tratojmë të zhvillimit dhe modernizimit të infrastrukturës portuale në Durrës Petraq Kazanxhi. Një burrë i thjeshtë, pa të lënë të kuptoje, se ishte heroi i djeshëm i mendimit krijues dhe novator në portin detar. Lëvizte i qetë me biçikletën e tij rrugëve të qytetit. Emër shumë i njohur, kishte shumë shokë e miq, me të cilët ndante kafetë e mëngjesit, që shoqëroheshim me kujtime dhe mbresa nga koha aktive e punës.
Porti Detar i Durrësit ishte qendër e madhe e zhvillimit dhe e përparimit të ekonomisë. Duke qenë bazë mekanike e fuqishme, hera herës shtroheshin për zgjidhje probleme të ndërlikuara teknike, që synonin prodhimin vendas e shkurtuar ndjeshëm importin. Veçanërisht kjo e përqendruar, në infrastrukturën e ngarkimit shkarkimit të mallrave. 85 përqind e volumit të përpunimit të mallrave bëheshin në portin e Durrësit, ku punonte punëtori i madh, i prirur rreth mendimeve teknike të avancuara Petraq Kazanxhi.
Elektrovinçat që vinin nga importi kushtonin. Përpunimi i mallrave shtohej nga viti në vit dhe rritja e kapacitetit përpunues, kërkonte shtimin e mjeteve të ngarkim shkarkimit. Inxhinjerët Enfal Shaqiri dhe Niko Shtika, së bashku me brigadjerët kryesorë të montimit, remontit dhe prodhimit të detaleve Petraq Kazanxhi, Shuaip Rama dhe Ali Bardhi, përbënin pesëshen historike, që guxuan të projektonin dhe prodhonin për herë të parë elektrovinçin me kapacitet 5 ton. Përbënte ngjarje të rëndësishme për kohën. Dhe u realizua me sukses.
Por kjo nuk mjaftonte. Petraq Kazanxhi së bashku me inxhinerë dhe teknikë me përvojë, arritën të prodhonin grejferin, kovën gjigande me kapacitet 10 dhe 15 ton që mbante mallra rifuxho. Më pas grejferin me dhëmbë për transport mineralesh. Sfida më e madhe është prodhimi i elektrovinçit shesh, me kontruksion të plotë 10 ton për punën me grejfer e çengel për portet detare dhe stacionet hekurrudhore.
Përvoja e krijuar, shërbeu për arritje të reja. Sukses tjetër i ndjeshëm ishte edhe prodhimi i paisjeve për kapjen e 8 fuçive të bitumit njëherazi, punë që bëhej me krahë dhe i stërmundonte brigadat e ngarkimit shkarkimit.
Kemi humbur një mjeshtër të madh të projektimit dhe zbatimit të mekanizimeve të portit detar. Porti ishte ndërmarrje e madhe nacionale dhe zhvillohej duke u mbështetur kryesisht nga novatorë dhe specialistë të jashtëzakonshëm të natyrës së Petraq Kazanxhiut, që kalonin nga sfifa në sfidë dhe djersa nuk u thahej në trup.
Duhet nënvizuar fakti, se Petraq Kazanxhiu nuk ishte hero i sistemit, por heroi i punës, i lidhur ngushtë me njerëzit. Ai nuk çfaqej me formatin e drejtuesit, por të barabartit. Punëtorët i kishte shokë dhe me to ndante gjithçka. Ishin së bashku në të mira dhe problematika, në halle dhe gëzime. Parë kështu, punët e mbara dhe rezultatet nuk ndaleshin.
Të pestët siç i thërritnin atëhere dhe që është kthyer në kujtesë historike Enfal Shaqiri, Niko Shtika, Petraq Kazanxhi, Ali Bardhi dhe Shuaip Rama, vunë në lëvizje të gjithë trurin teorik dhe praktik të portit, duke i drejtuar drejt prodhimeve të reja, që kërkonin mendim, eksperimentim dhe zbatim. Pas prodhimit të elektrovinçit të parë 5 ton, që të pestë e u nderuan me “Çmimin e Parë të Republikës”. Puna e tyre matej me përfitime ekonomike, duke kursyer jo vetëm kohë pune, por edhe bazë materiale.
Petraq Kazanxhiu e përfaqësoi popullin e Durrësit në tri legjislatura në Kuvendin Popullor të Shqipërisë dhe ishte shumë aktiv edhe në jetën shoqërore. Ai krijoi një familje të shëndetshme, ku iu gëzua lindjes dhe ecurisë së dy vajzave Antigonit dhe Vojsavës. Që të dyja u diplomuan në mjeksi dhe në profilin e famacistes.
Petraqi u bë edhe një gjysh i dashur, duke iu gëzuar nipërve dhe mbesave. Edhe pse i aksidentuar, u mbështet tek dyrrotakja e tij e preferuar, duke lëvizur këndshëm në rrugët e qytetit, e shoqëruar nga përshnëdetjet e përzëmërta të durrsakëve, të cilëve u shërbeu me sa mundi dhe si mundi.
Me Petraq Kazanxhiun u humb një mjeshtër i madh i punëtorisë durrsake, një babaxhan i shoqërisë, prind dhe gjysh i nderuar.
Dheu i lehtë Petraq dhe qofsh i qetë në parajsën e përjetshme!