Nga Shefqet Kërcelli

U mbushën 6 muaj të ndarjes nga jeta të kapiten Hysni Arucit, pas një ataku kardiak.

Ndarja e tij e parakohëshme tronditi jo vetëm familjen, por dhe miqtë, shokët, kolegët, të cilët ndanë dhimbjen dhe hidhërimin së bashku.

Në njoftimin e saj zyrtar, më 11 mars 2020, Drejtoria e Përgjithëshme Detare  njoftonte se, …Me hidhërim të thellë ju njoftojmë se sot u nda para kohe nga jeta, si rezultat i një ataku kardiak miku dhe kolegu jonë z.HYSNI ARUÇI, i lindur në 20 prill 1959, me detyrë Drejtor i Drejtorisë së Sigurisë Detare & Administrimit e Kontrollit të Flamurit në Drejtorine e Pergjithshme Detare…..

Largimi para kohe nga jeta e kolegut tone Hysni, ishte nje humbje e madhe jo vetëm për familjen e tij por edhe për institucionin tonë, për të cilin ai punoi me përkushtim e pa u lodhur deri në ditën e fundit te jetës….

Ndërkohë ishin me qindra ata, të cilët shprehën ngushëllimet dhe ndanë kujtimet që kishin pasur me kapitenin, në rrjetet sociale. Marinarë në katër skajet e botës, me të cilët Hysa kishte pasur lidhje pune, shoqërore e miqësore.

Është e pamundur që ne të sjellim të gjithë ato mesazhe ngushëllimi për familjen nga shokët dhe miqtë e tij….por po sjellim shkurt disa copëza…

Miku dhe kolegu jonë Hysni! Ndarja e parakohëshme nga jeta e Kap. Hysni Aruçit (si rezultat i një ataku kardiak), ishtë një lajm që tronditi detarinë shqiptare mëngjesin e sotëm!

Një humbje e madhe, jo vetëm për familjen e të afërmit e tij, por për miq e bashkëpunëtorë të tij ndër vite, ku shërbeu me devotshmëri dhe pasion për punën. Shok i dashur dhe i mir. ..

Edhe pse me i vogël, isha shok i mir që në Akademi. … ti kishe dhe shpirt artisti…

Ti u perjetsove në filmin Ballë për ballë me rolin simbolik të marinarit… ..

Si te ngeleshe i perjetshem ne kujtese time. u takuam per te fundit her pas shum kohesh ne Nentorin e kaluar ne port dhe i përmalluar me the. ..ti si ske ndryshuar fare. ..u ndamë me bindjen që herë tjeter do pinim kafe. …

Shok i mir zoti nuk te la. ..Te mori atje lart dhe si duket na e la kafen ne mes. …

Ndaj qofte në parajse shpirti yt Hysë!…qofsh i pa harruar për te gjith ne dhe familjen tënde!

…Sa keq!!! Iku nje njeri me vlera te jashtezakonshme, si ne aspektin njerezor dhe ne ate profesional. Do e kujtoj gjithmone me respekt, si koleg dhe mik i familjes. U prehte ne paqe! Lamtumirë Kapiten Hysni Aruci…. Ngushellime per kap Hysniun! Respekti per te ka qene i jashtezakonshëm nga te gjithe detaret. Në kësi raste thuhen fjale respekti. Jo, kapiteni e ka merituar respektin dhe dashurinë tonë. Ne qe kemi punuar e vlersojme shume kontributin e tij. Ngushellime familjes per kete humbje te parakoshme, por qendroni krenare per jeten e tij. Ka lene gjurme të pashlyeshme…..

Kapiten Hysa iku në një moment të vështirë, të periudhës së pandemisë, ku nuk kishte mundësi ti bëheshin shërbimet dhe nderimet e nevojëshme, ndaj miqve dhe shokëve të tij i ngeli peng një largim i tillë. Ne rrjete sociale kishte sa e sa mesazhe pa fund.

Jeta dhe veprimtaria e kapiten Hysës, gjurmët që Ai la me punën, përkushtimin dhe profesionalizmin e tij në cdo institucion detar, në cdo punë të ngarkuar, mbeti në kujtesën e shokëve dhe kolegëve të tij, ishte objekt bisede gjatë kësaj periudhe qe kapiteni nuk ndodhet fizikisht. Praktikat e punës së tij të përditëshme, dokumentacioni i përgatitur nga kapiteni, ruhej ashtu sic e kishte lënë. E sistemuar në dosje.

Jeta e Kapitenit ka qene e lidhur pazgjidhshmërisht me detin, me institucionet tona detare, sepse gjate karrieres se tij, ka shërbyer tek të gjitha këto institucione.

Hysni Aruçi gjatë gjithë jetës së tij, ka ushtruar me përkushtim shumë funksione të rëndësishme në fushën e detarisë, në sektorin e peshkimit, Drejtor i Përgjithshëm i Regjistrit Detar Shqiptar, Kapiten i Përgjithshëm i Porteve, Kapiten i Portit Durrës etj..

Kapiten Hysni Aruci lindi në Shijak më 20.04.1959. Në vitet 1978-1981, kreu Akademinë e  Marinës  Vlorë. Mbasi shërbeu 2 vjet si oficer lundrues  në anijet e Flotës sonë Tregëtare, në vitin 1983 -1987, punoi kryetar dege në Drejtorinë e Peshkimit Durrës. Bazuar në aftësitë e tij profesionale dhe korrektësinë e tij, karriera e kapiten Hysniut njohu vetëm ngjitje. Kështu në vitet 1987-1997, ai kreu detyrën e Inspektorit të Përgjithshëm në Drejtorinë e Peshkimit Durrës.

Në vitin 1998-2004, Ai punoi Administrator i shoqërise “Lunar”, një shërbim i autorizuar i pajisjeve të shpëtimit në anije dhe nga viti 2006-2010, Drejtor i Përgjithshëm i Rregjistrit Detar Shqiptar.

Në vijim Zv/Kapiten i Përgjithshëm i Porteve, Shef i Rregjistrit të Anijeve dhe Kapiten i Kapitanerisë së Portit Durrës.

Detyra e tij e fundit në shërbim të shtetit e detarisë shqiptare ishte Drejtor i Drejtorisë së Sigurisë Detare & Administrimit e Kontrollit të Flamurit në Drejtorine e Përgjithshme Detare.

Dukë shërbyer në të gjitha institucionet detare të shtetit shqiptar, Hysniu u përpoq të forconte bashkunimin midis këtyre institucioneve, pëer të zbatuar mësë miri ligjet e shtetit shqiptar dhe ato të IMO-s. Gjithashtu ai bëntë përpjekje për të forcuar marrdhëniet dhe bashkëpunimin me institucionet homologe të vendeve partnere e të BE, duke sjellë përvojën e tyre.

Kapiten Hysniu, për të gjithë ata që e njohin dhe kanë punuar me të, për detarët shqiptarë, do mbetet një kuadër korrekt, i urtë, i thjeshtë, serioz, i komunikueshëm, me paraqitje shembullore, strikt në zbatimin e dtyrave të përditëshme.

Në cdo detyrë përpiqej të bënte më të mirën, të vendoste standarte që i kërkonte koha dhe partnerët tanë.

Një vecori tjetër e Kapitenit ishte se këtë përvojë jetësore, eksperiencë në det, studime të vazhdueshme, sidomos për emergjencat dhe sigurisë detare, ai u përpoq tja trashëgonte brezave pasardhës. Kështu Hysniu u bë pjesë e stafit pedagogjik të universitetit Aleksandër Moisiu, për degën navigacion, në vitet 2017-2020. Ai i shpjegonte me durim e kënaqësi lundruesve të ardhshëm, gjithëshka që lidhej me sigurinë në anije, ligjshmërinë, operacionet e emergjencës, cështje të sigurisë portuale, duke i sjellë dhe ekspertizën më të mirë të ICITAP dhe Rojes Bregdetare Amerikane e italiane.

Leksionet e tij kapiteni i ilustronte me fakte jetësore por dhe me bazën materiale përkatëse, e cila përdoret direkt në anije. Ai ndihmonte dhe inkurajonte studentët e rinj, nuk mbante asnjë rezervë. Këtë virtut e zbatonte dhe në punë, ku i ndihmonte kuadrot e rinj, të përvetsonin e zbatonin sa më mire detyrën e tyre.

Për jetën dhe veprën e kapitenit shkruhet dhe në vëllimin e II-të të Antologjisë së Detarisë Shqiptare. Ai ka lënë gjurmë të pashlyeshme në cdo institucion detar, kudo që ka shërbyer, me pasion e dashuri për detin dhe detarët shqiptarë.

Ndaj në këtë 6 mujor ne kujtojmë dhe nderojmë jetën dhe veprimtarinë e Kapiten Hysniut. Duke i shprehur dhe njëherë ngushëllimet tona familjes së të ndjerit.

Tu prehtë shpirti në paqe kapiteni dhe miku ynë Hysni..

I përjetshëm qoftë kujtimi yt!

Drejtoria e Përgjithëshme Detare, Kapitaneria e Porteve, Regjistri Detar Shqiptar, Shoqata mbarëkombëtare detare AdriJon, Universiteti Aleksandër Moisiu Durrës, Dega navigacion, Universiteti Ismail Qemali, Dega navigacion, Dispeceria e portit Durrës, Siguria Portuale Durrës, Shoqëria e peshkimit Durrës, Agjencia e lajmeve DurrësLajm.