Tiranë, 17 maj 2014 – Ish-kryeprokurorja Ina Rama ka filluar punë si juriste në një bankë private të nivelit të dytë, pak javë më parë. Në fakt, kalimi në sektorin privat dhe në profesionin e juristes së një banke, pasi ka mbajtur detyra shumë të larta në sektorin e Drejtësisë, duket pak si i çuditshëm. Por edhe zonja Rama, si gjithë të tjerët, i ka kthyer sytë nga privati kur nuk ka mundur së paku të rikthehej në pozicionin që kishte para se të bëhej kryeprokurore.

Punësimi i saj vjen pak a shumë në të njëjtën kohë kur në KLD ishte nxehur situata, pas kërkesës që ajo kishte bërë për t’u rikthyer në pozicionin e gjyqtares në Gjykatën e Apelit.

/gazeta “Panorama”/