Deputetja demokrate Ina Zhupa, duke folur në seancën plenare ku pritet të votohet projekt-rezoluta e PS-së për luftën ndaj korrupsionit, tha se është e turpshme kjo që po ndodh, pasi korrupsionin Kryeministri e trajton si dardha dhe kumbulla që i hahen pas shpinës.
Zhupa tha se nëse keni ndërmend që të luftoni korrupsionin hiqni dorë të paktën nga pagesat që bëni për inceneratorët që nuk ekzsitojnë.
“Në Tiranë nuk ka incenerator, atëherë pagesat që bëni përdorini për rritjen e pensioneve dhe ky do të ishte një hap i parë”, tha Zhupa.
Ajo tha se shqiptarët janë më të vjedhurit dhe nuk kanë nevojë për rezoluta.
“Këto rezoluta merrni dhe mbajini në shtëpitë tuaja”, tha Zhupa.