Partia Demokratike kërkon tërheqjen nga Kuvendit të projektligjit për kërkimin shkencor. Deputetja e PD-së Ina Zhupa deklaroi sot se e kundërshtojnë këtë projektligj ashtu si kundër mbështesin qëndrimet kundërshtuese dhe amendimet e sindikatës së arsimit lartë dhe konferencës së rektorëve.

Ajo renditi arsyet themelore, por jo të vetmet pse ku projektligj është i papranueshëm duke bërë thirrje për tërheqjen e tij.

“Ne do i qëndrojmë kundërshtime tona dhe do ndjekim çdo rrugë demokratike për të mbrojtur interesat e pedagogëve, studentëve, kërkuesve shkencor dhe gjithë akademikëve në vend”, deklaroi deputetja e PD.

DEKLARATA E DEPUTETES SE PD, INA ZHUPA
Prej disa ditësh diskutohet projektligji për kërkimin shkencor në Shqipëri, një projektligj skandaloz që bie ndesh me kushtetutën dhe me ligje të tjera si ligji Arsimit Lartë dhe ligji i Akademisë së Shkencave dhe prap ka kaluar dy komisione parlamentare si ai i Ligjeve dhe ai i Çështjeve Europiane.

Nesër ky projektligj është futur për miratimin në komisionin përgjegjës, komisionin që unë drejtoj nëse nuk do ishin përjashtimet pa rregullore për ta miratuar dhe kaluar në seancë plenare.

Kërkimi shkencor dhe shkenca nuk është çështje elitare, por çështje kombëtare sepse lidhet me zhvillimin e vendit, me kapitalin njerëzor të vendit dhe me të ardhmen e tij si vend i zhvilluar apo si vend “depozitimi mbetjesh, refugjatësh, droge, krimi”

Dua të bëj të qartë që kundërshtojmë këtë projektligj ashtu si kundër mbështeteshim qëndrimet kundërshtuese dhe amendimet e sindikatës së arsimit lartë dhe konferencës së rektorëve.

Arsyet themelore por jo të vetmet pse ku projektligj është i papranueshëm për ne.
Së pari ligji duhet mos bjer në kundërshti me Kushtetutën, sic bie tashmë në pikën 7, të nenit 57 se, “7. Autonomia e institucioneve të arsimit të lartë dhe liria akademike janë të garantuara me ligj”.

Në zbatim të kësaj dispozitë kushtetuese, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë ka miratuar ligjin nr. 80/2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartënë Republikën e Shqipërisë”, i cili në pikën 2/a, të nenit 3, ka përcaktuar se, Liria akademike garantohet nëpërmjet së drejtës,për të organizuar veprimtaritë e mësimdhënies, ato kërkimore-shkencore, të inovacionit, si dhe veprimtaritë krijuese.

Së dyti gjithë përplasjet me ligjin “Të Arsimit të Lartë dhe Kërkimit shkencor” duhet të zgjidhen në mënyrë integrale në ligj. Duke mos marr kompetencat e njësive kërkimore të IAL- sic janë edhe departamenti, shkolla doktorale, instituti apo qëndra kërkimore. Është shumë serioze që projektligji nuk përfshin në subjekte të kërkimit shkencor departamentet mësimorë dhe shkencorë të IAL-ve. Në këtë mënyrë, projektligji krijon kushtet për ndarjen e IAL-ve në dy pjesë, në departamente aktuale që zhvishen nga përmasa e tyre e kërkimit shkencor dhe në departamente shkencore pa pasur kush që të zhvillojnë edhe mësimdhënien. Duke e kthyer këtë në një model organizimi të IAL-ve, projektligji bie sërish në kundërshtim me ligjin për arsimin e lartë.

Së treti zhbërja e këshillit shkencor me përbërje ministrash dhe drejtorësh politik me në krye kryeministri Rama, një model antishkencor dhe antieuropian. Veçse futje duarve në kontrollin e dijes duke tentuar të centralizoj shkencën. Përbërja e këshillit manifeston vullnetin, për të zhbërë reformën në kërkimin shkencor dhe ta rikthejë nën Akademinë e Shkencave dhe Ministrive, i manifestuar me tendencat centralizuese të para viteve 90, që koha provoi se ishte një eksperiment i dështuar,

Së katërti Projektligji i jep tagër ministrit të klasifikojë fushat e kërkimit shkencor, si detyrim për shkencën! Ndërkohë kjo është pa sens. Tjetër është liria për kërkimin shkencor dhe tjetër janë prioritetet që mund të ketë shteti dhe shoqëria në këtë fushë. Këtë e rregullon qartë ligji për arsimin e lartë kur kërkon që IAL-të t’i kenë orientuar programet e tyre në fushat prioritare, bazuar dhe në Vendimin nr. 386, datë 1.6.2022.

Fushat e kërkimit shkencor, duhet të bazohen në Manualin e Fraskatit të OECD-së dhe jo si prerogativë qeveritare, e cila krijon problematikë në parimin e autonomisë dhe lirisë të kërkimit shkencor.

Së pesti projektligji propozuar i jep role dhe funksione të jashtëligjshme Akademisë së Shkencave. Sipas këtij projekti Akademia e Shkencave është edhe institucion zhvillues, edhe institucion vlerësues, duke i dhënë funksion kontrolli të veprimtarive kërkimore-shkencore, përfshi edhe ndaj IAL-ve. Ligji për akademinë e shkencave në Republikën e Shqipërisë nuk i jep asnjë kompetencë ushtrimi autoriteti as asamblesë, as seksioneve, as komisioneve dhe as kryesisë dhe as kryetarit të akademisë së shkencës jashtë atij institucioni.

Aq më tepër që krijohet një pabarazi në kompetencat dhe në autoritetin e akademisë së shkencave dhe IAL-ve. Sipas përcaktimeve të mësipërme të këtij projektligji, Akademia e Shkencave bën vetëvlerësimin e punës kërkimore dhe shkencore të instituteve dhe qendrave të kërkim- zhvillimit, që ka në përbërje të saj, kurse IAL-ve u hiqet e drejta për të vlerësuar punën kërkimore dhe shkencore të tyre.

Së gjashti krijon mbivendosje, paqartësi dhe përplasje në përfitimin e titujve dhe gradave dhe krijon emërtime të reja për kërkimin shkencor. Ndërkohë që një doktor, prof.asoc, apo prof.dr i merr këto tituj edhe grada dhe nëpërmjet punës kërkimore shkencore. Edhe vlera e tyre bëhet relative në drejtim të projektit të ri të qeverisë.

Së shtati Kriteret dhe procedurat për krijimin e instituteve dhe të njësive të veçanta publike të kërkimit shkencor, si dhe krijimi i tyre përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.…”. Ky nen lë hapësirën, për të krijuar njësi të veçanta pranë IAL-ve, që nuk krijohen në bazë dhe në zbatim të rregullave të brendshem të institucionit. Vlerësojmë se, këtu paraqitet dukshëm një premisë, për shkëputjen e njësive dhe instituteve të krijuar në IAL.

Së fundmi mbyllja e instituteve shkencore ka non sense me procese që varen nga ministria: fillimisht i paralajmëron, pastaj i vrojton dy vjet dhe më pas i mbyll. Pikë së pari për IAL që mund ti krijojnë këto qendra apo institute me para jo publike, nuk ka asnjë arsye pse të ketë rol në mbylljen e tyre ministria. Dobia apo padobia shkencore e vendos vetë komuniteti shkencor dhe a ju publikohen apo vlerësohen, ndërsa dobia financiare i takon financuesit. Për qëndrat me para publike duhen përpunuar kritere vlerësimi që çdo njeri është i aftë ta mas vetë punë dhe vetvetiu gjykohet vazhdimi ose mbyllja. S’ka asnjë arsye të vendos ministria, me komisione e procese të mbyllura mbi mbylljen ose jo.

Përsa më lart por edhe arsyeje të tjera më specifike ne e kundërshtojmë plotësisht draftin në kuvend dhe bëjmë thirrje për tërheqjen e tij.

Ne duam të besojmë që Rektorët nuk do të bien pre e mekanizmat presionues ose miklues të qeverisë për mos bërë ndryshime ose për të bërë ndryshime të vogla retushuese dhe duke lënë pedagogët dhe universitet në mëshirë të politikës dhe me një ligj që nuk e gjen në asnjë vend të Bashkimit Europian.

Ne do i qëndrojmë kundërshtime tona dhe do ndjekim çdo rrugë demokratike për të mbrojtur interesat e pedagogëve, studentëve, kërkuesve shkencor dhe gjithë akademikëve në vend.