TIRANE, 18 mars 2013 – Pas marrjes së ftesës zyrtare të Selisë së Shenjtë, për të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Papa Françesko I, kryeministri Sali Berisha do të niset nesër në Romë.
Bëhet me dije se e pranishme do të jetë gjithashtu edhe Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli.
Në meshën solemne që do të mbahet në Bazilikën e Shën Pjetrit në Vatikan, do të jenë të pranishëm personalitete të larta botërore, kryetarë shtetesh e qeverish, si dhe dhjetëra mijëra pelegrinë, besimtarë nga mbarë bota.
/m.b. Agjencia e Lajmeve “Dyrrah”/





