Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se sot erdhi dita e çeljes së tempullit për besimtarët myslimanë.
Në fjalën e tij të mbajtur në inagurimin e xhamisë së Namasgjasë, Rama theksoi se hapja e kësaj xhamie është një moment i shumëpritur i komunitetit mysliman që është shtyrë ndër vite për shumë arsye.
“Fort i nderuar dhe shumë i shtrenjti miku im, presidenti Erdogan, shumë e nderuara zonja Erdogan, fortë të nderuar klerikë, të dashur miq, dhe fort të respektuar besimtar, ja ku erdhi dita e çeljes së këtij tempulli kaq i shumëpritur në rrjedhën e viteve.
Kjo faltore që frymon nga një besim universal, është trashëgimia e një populli të tërë. Fillesat e kësaj punë të bekuar 10 vite më para e pata quajtur si çlirimin e Namazgjasë.
Se harroj dot se sa vullnet i mirë u desh për ta pastruar truallin e Namazsgjasë të kthyer në një shesh pazari dhe nevojën e besimtarëve myslimanë për ta pasur tempullin e tyre” tha Rama.