1 maj 2015 – Çiklisti shqiptar Eugert Zhupa, 25 vjeç, si anëtar i skuadrës kombëtare italiane të çiklizmit po merrte pjesë në një garë çiklistike me shumë etapa në Turqi. Në fund të etapës së pestë çiklisti kozak Dimitry Gruzev anëtar i ekipit Nibali, u filmua direkt nga kamerat duke fyer Zhupën dhe duke e goditur me grushta e shkelma vetëm se Zhupa kishte dalë para tij në klasifikim.
Zhurija, pasi studioi edhe filmimet e bëra nga kamera të ndryshme të këtij sherri vendosi të përjashtojë nga gara çiklistin kozak duke i kërkuar njëkohësisht ndjesë Eugert Zhupës.
/Gj. Th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/