“Çfarë bëjmë ne mëngjes drekë, darkë”, ishte pyetja e fjalëkryqit që nuk gjente dot asokohe Muharrem Hoxha në telekomedinë “Fundi i Marrëzisë”. Por si u realizua skeçi i famshëm dhe veçanërisht momenti i dhunës?

Aktori tregoi në emisionin “E Diell” se është dhunuar me të vertetë në këtë pjesë nga kolegia e tij. Ai u shpreh se fillimisht u realizua një skenë dhune “me sikur”, por nuk doli gjë, ndaj regjisori vendosi që dhuna të ushtrohej vërtet mbi aktorin, i cili në përfundim, mbeti me shenja në trup.

E pyetur nga moderatorja Fjoralba Ponari në lidhje për këtë skenë, Rrema tha se dhuna është ushtruar me të vërtetë, duke shtuar me humor se aktorja inatin që mund të kishte me burrin ja nxori atij.

“Ne e bëmë si sikur, por nuk doli mire. Më tha regjisori  dy minuta është, por në fakt aktorja të gjithë inatin me burrin e vet ma nxori mua”, u shpreh Rrema.