Gjithë dufin e akumuluar në drejtim të një 25-vjeçari nga Shijaku e ka shfryrë mbi automjetin e tij.
Një ditë më parë, 43-vjeçari nga Shijaku G.K. ka dëmtuar me mjete të forta automjetin tip “Ford” në pronësi të 25-vjeçarit I.K.
Por shfryrja e inatit nuk ka zgjidhur ndonjë gjë, madje e ka përkeqësuar situatën për 43-vjeçarin, që tashmë po ndiqet penalisht në gjendje të lirë për konsumimin e veprës penale “Shkatërrimi i pronës”.





