Një sallon dedikuar arredimit të shtëpisë, i kuruar deri në detaj.

“Home idea” është salloni më unik i hapur pasditen e së enjtes në Durrës, ku gjithçka është e punuar në mënyrë artizanale.

Dy nga bashkëideueset e tij, artizane mjaft të njohura në Durrës, Adelina Ashiku dhe Jonida Kuçuqi rrëfejnë për “DurrësLajm” se zonjat mund të gjejnë në këtë sallon të konceptuar me mjaft dashuri gjithçka që u duhet për ta bërë shtëpinë e tyre të veçantë dhe me stil.

Idesë së shprehur fillimisht nga Ashiku dhe Kuçuqi i është bashkuar edhe Sokol Gjini, pronar i mobilerisë Alb antic, i cili ka sjellë në sallonin “Home Idea” një copëz nga magjia e mobiljeve antike italiane, të viteve 1700-1800.

Nëse shtëpia juaj është ideruar në stilin modern, një mobilje e vogël antike apo e personalizuar mund të bëjë diferencën.

Me gamën e gjerë të orendive të punuara me mjaft mjeshtëri, salloni “Home idea” është konceptuar që të sjellë në shtëpitë tuaja elementët më të veçantë të dekorit të personalizuar.

Sallonin “Home idea” e gjeni në lagjen nr.1, rruga “Taulantia”, përballë pastiçeri “Cialda” në Durrës ose në Instagram.

“Home idea”, gjithçka i duhet shtëpisë suaj.

M.B.