Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka dalë në një konferencë për mediat për të folur sërish për aferën e inceneratorëve dhe evazionin fiskal që është bërë nga kompani të ndryshme.
Kryemadhi i ka bere thirrje Prokurorise se Posacme të mos zgjasë hetimet për inceneratorët dhe kompanitë që kanë kryer evazion fiskal, pasi shqiptarëve po u zhvatën 80 mijë euro çdo ditë.
“Çdo ditë që zgjatet inceneratori i Tiranës, dhe i bëj thirrje SPAK që mos ta zgjasë më, çdo ditë që zgjatet kontrata e inceneratorit te Tiranes, shqiptareve i grabiten 80 mijë euro në ditë. Keto para me e pakta do te ishin ndihme financiare per zyrat e Prokuroreve te cilet mund te kishin me kollaj per te pasur me shume staf per te pasur me shume mundesi per te zbardhur problemet e drejtesise”, tha Kryemadhi.
Sipas Kryemadhit, “vepra penale e koncensionit te paligjshem te inceneratorit te Tiranes deri ne sekonden e fundit quhet veper penale. Ai qe e ka firmosur duke devijuar ne menyre te paligjshme nje koncension te paligjshem, nuk shpeton deri sekonden e fundit te ketij koncensioni 30-vjeçar”.





