Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka caktuar masën e arrestit për 3 të arestuarit në lidhje me inceneratorin e Elbasanit. 

Masa e “arrestit me burg” është vendosur për shtetasit Bardhul Çabiri dhe Pëllumb Abeshi, ndërsa për Sefarin Papën është vendosur masa e arrestit në shtëpi.

Më herët GJKKO vendosur edhe masën e arrestit me burg për ish deputetin e partisë Socialiste, Alqi Bllakon.