Apeli i GJKKO-së ka marrë sot vendimin për ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka, ish-deputetin e Partisë Socialiste, Alqi Bllako dhe të pandehurit e tjerë që akuzohen si të përfshirë në aferën e inceneratorit të Elbasanit.
Mësohet se trupa gjykuese ka vendosur dënimin me 10 vite burg të ish-ministrit Koka, i cili përfiton nga gjykimi i shkurtuar dhe dënohet përfundimisht me 6.8 vite burg. Ndërkohë, Apeli i Posaçëm raportohet se ka sekuestruar edhe disa pasuri të Kokës. Ish-Ministri i Mjedisit Lefter Koka, gjendet në paraburgim që nga dhjetori i vitit 2021, pasi u dënua me 6 vite e 8 muaj burg nga GJKKO.
Nga ana tjetër për ish-deputetin e Partisë Socialiste Alqi Bllako, u caktua dënimi me 2.8 vite burg dhe 5 vite heqje e së drejtës për të ushtruar funksione publike. Ky i fundit ishte shpallur i pafajshëm nga GJKKO për inceneratorin e Elbasanit, por sot Apeli i GJKKO vendosi dënimin me burgim për të.
Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Alqi Bllako akuzohet se ka përfituar afro 14 milion e 600 mijë lekë pasi ka falsifikuar dokumente për të shpronësuar një tokë për ta kthyer nga një tokë arë në truall në bashkëpunim me ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka e kryetarin e shpronësimeve, Pëllumb Abeshi. Ish-Ministri i Mjedisit, Lefter Koka u dënua me 6.8 vite burg nën akuzat për korrupsion e pastrim parash, vendim i marr shtatorin e vitit të shkuar.
Njoftimi:
Në përfundim, Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi:
Lënien në fuqi të vendimit nr. 61, datë 05.10.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me këtë ndryshim:
Deklarimin fajtor të të pandehurit K. për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 248 dhe 25 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 4 (katër) vjet burgim.
Në bazë të nenit 55/1 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve i pandehuri Lefter Koka dënohet me një dënim të vetëm prej 10 (dhjetë) vjet burgim.
Në bazë të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale dënimin përfundimisht të të pandehurit L.K. me 6 (gjashtë) vjet e 8 (tetë) muaj burgim.
Deklarimin fajtor të të pandehurit B. për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 248 dhe 25 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 4 (katër) vjet burgim.
Në bazë të nenit 406/1 të K.Pr.Penale dënimin përfundimisht të të pandehurit Alqi Bllako me 2 (dy) vjet e 8 (tetë) muaj burgim.
Në bazë të nenit 35/1 të Kodit Penal caktimin për të pandehurin Alqi Bllako të dënimit plotësues, heqja e së drejtës për të ushtruar funksione publike, për një afat prej 5 (pesë) vjet.
Në bazë të nenit 36/1, shkronjat (a), (b) dhe (ç) të Kodit Penal, konfiskimin dhe kalimin në favor të shtetit edhe të pasurive si më poshtë:“88. 19 %” (tetëdhjetë e tetë pikë nëntëmbëdhjetë përqind) e aksioneve në zotërim të të pandehurit Lefter Koka, në shoqërinë tregtare “***” sh.a, me Nipt ***, me seli në ***, që iu korespondon vlera prej 244,442,972 (dyqind e dyzetë e katër milion e katërqind e dyzetë e dy mijë e nëntëqind e shtatëdhjetë e dy) lekë.
Shoqëria tregtare “***” sh.p.k, me Nipt ***, me seli në Durrës;
Pasuria e paluajtshme me nr.***, zona kadastrale nr.***, volumi ***, faqe 197, e llojit Njësi, me sipërfaqe 206 m².
Pasuria e paluajtshme me nr.***, zona kadastrale nr.***, volumi ***, faqe 124, e llojit Njësi, me sipërfaqe 68 m².
Pasuria e paluajtshme me nr.***, zona kadastrale nr.***, volumi ***, faqe 238, e llojit Njësi, me sipërfaqe 22,8 m².
Shoqëria tregtare “***” sh.p.k, me Nipt ***, me seli në ***, duke përfshirë edhe pasuritë e paluajtshme të kësaj shoqërie:Pasuria e paluajtshme nr.***, zona kadastrale nr.***, volumi ***, faqe 29, e llojit apartament, me sipërfaqe 82 m².
Pasuria e paluajtshme nr.***, zona kadastrale nr. ***, volumi ***, faqe 33, e llojit apartament, me sipërfaqe 110 m².
Pasuria e paluajtshme nr.***, zona kadastrale nr. ***, volumi ***, faqe 31, e llojit apartament, me sipërfaqe 87 m².
Pasuria e paluajtshme nr.***, zona kadastrale nr. ***, volumi ***, faqe 37, e llojit apartament, me sipërfaqe 84 m².
Pasuria e paluajtshme nr.***, zona kadastrale nr. ***, volumi ***, faqe 39, e llojit apartament, me sipërfaqe 81 m².
Pasuria e paluajtshme nr.***, zona kadastrale nr. ***, volumi ***, faqe 40, e llojit apartament, me sipërfaqe 116 m².
Pasuria e paluajtshme nr.***, zona kadastrale nr. ***, volumi ***, faqe 41, e llojit apartament, me sipërfaqe 94 m².
Pasuria e paluajtshme nr.***, zona kadastrale nr. ***, volumi ***, faqe 42, e llojit apartament, me sipërfaqe 135 m².
Pasuria e paluajtshme nr.***, zona kadastrale nr.***, volumi 85, faqe 59, e llojit truall me sipërfaqe 147 m² dhe ndërtesë me sipërfaqe 126 m².
Bazuar në nenin 420 pika 1 shkronja (ç) të Kodit të Procedurës Penale mospranimin e ankimit të paraqitur nga e pandehura J.Z.
Shpenzimet procedurale edhe të gjykimit në apel ju ngarkohen solidarisht të pandehurve apelues.