Ka përfunduar mbrojtja për inceneratorin e Elbasanit. Këtë të hënë ka bëre mbrojtjen kompania “Albtec Energy”, duke i dhënë fund kështu procesit. Gjykata shtyu shpalljen e vendimit për më datë 5 tetor ora 13:00.
Për të gjithë periudhën e koncesionit inceneratori i i Elbasanit është financuar me rreth 3,4 miliardë lekë. Megjithë abuzimet që ka gjetur SPAK në zbatimin e kontratës, më ë rëndësishmja mbetet në faktin se impianti nuk punon dhe mbetjet në Elbasan vijojnë të ndotin ambientin dhe të digjen në gjendje të lirë.