Gjykata do të shpallë më 16 prill vendimin për të pandehurit e aferës së inceneratorëve, që ka vënë në qendër të hetimeve disa ish-zyrtarë të lartë të shtetit.

Kujtojmë se SPAK ka kërkuar dënimin me 4 vite burg të ish-ministrin Lefter Koka, i cili gjykohet me gjykim të shkurtuar së bashku me 7 të akuzuarit e tjerë.

Pretenca për të pandehurit:

  1. Lefter Koka 4 vjet burg
  2. Bledar Karoli 4 vjet burg
  3. Fatjon Murati 4 vjet burg
  4. Taulant Tushe 4 vjet burg
  5. Namik Simixhi 4 vjet burg
  6. Valbona Ballgjini 2 vjet burg, 4 vjet sherbim prove
  7. Sidita Kopliku 2 vjet burg, 4 vjet sherbim prove
  8. Jetmir Llapaj 2 vjet burg