ITALI – Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Trasimeno të Perugias në Itali, ku dy dashnorë sekretë, për më tepër të afërt me lidhje gjaku mes tyre, kanë mbetur të bllokuar në makinë ndërsa po kryenin marrëdhënie intime.

Çifti kishtë zgjedhur si vend ideal për të kryer marrëdhënie pikërisht makinën e të riut, por për shkak të dëmtimit të sediljes ata mbetën të bllokuar, pas asnjë mundësi lëvizjeje brenda mjetit. Pasi tentuan për shumë kohë, të turpëruar u detyruan të njoftonin policinë.

Përveç pozicionit të sikletshëm, ajo që e bënte dhe më të vështirë situatën ishte fakti se ata ishin kushërinj njëri me tjetrin.

Pasi policia i nxorri nga automjeti trupat e tyre ishin shumë të mpirë dhe të bllokuar ngjitur me njëri-tjetrin saqë u desh ndërhyrja e një kirurgu. Lajmi mori dhenë në provincën e vogël që për disa ditë me rradhë nuk do të ketë tjetër temë bisede.

Gruaja dhe djali përveçse kishin lidhje intime me njeri-tjetrin, kishin edhe lidhje gjaku, pasi ishin teze dhe nip.