Ish-sulmuesi i Romës, Seydou Doumbia, është rikthyer në vëmendjen e mediave ruse pas një episodi të çuditshëm që lidhet me moshën e tij.Gjatë një testimi me detektor gënjeshtrash, futbollisti nga Bregu i Fildishtë dyshohet se ka dështuar të konfirmojë moshën që figuron në dokumentet e tij zyrtare.Sipas raportimeve në media, gjatë pyetësorit Doumbia është shprehur se “nuk është më i vjetër se 40 vjeç”, por makina e konsideroi këtë përgjigje të pavërtetë. 

Edhe kur u pyet nëse ishte 43 vjeç — duke mohuar sërish — detektori nuk arriti të vërtetonte përgjigjen e tij negative.Sipas testeve, ish-sulmuesi rezulton të jetë rreth pesë vjet më i madh se mosha e deklaruar zyrtarisht. Ky incident i çuditshëm ka ngjallur diskutime në mediat sportive ruse, ndërsa vetë Doumbia nuk ka reaguar ende publikisht për ngjarjen.