Miliona njerëz nga mbarë bota ishin mbledhur në Poloni për të parë sot Papa Françeskun, por një incident i pakëndshëm i ka ndodhur Atit të Shenjtë gjatë mbajtjes së meshës. Kreu i Kishës Katolike, ishte duke ecur drejt altarit në Poloni, kur befasisht u pengua dhe u rrëzua në tokë.

Një grup priftërinjsh vrapuan për të ndihmuar Papën, të ngrihej në këmbë dhe të vazhdonte meshën.

Ky aksident ka ndodhur gjatë vizitës së tij të parë në Poloni, ku popullsia është kryesisht katolike dhe ende është i gjallë kujtimi për Papa Gjon Palin II.

Vizita e Papës do të zgjasë tre ditë, dhe gjatë kësaj kohe do të vizitojë disa nga kishat katolike më të njohura, do të bisedojë katolikët e rinj dhe do të vizitojë Aushvicin.