Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi tha se incidenti mes kryeministrit Edi Rama dhe një gazetareje pak ditë më parë ishte një akt prej burracaku.

Nga foltorja e Kuvendit, Vokshi shprehet se asnjë shoqatë për mbrojtjen e grave nuk reagoi për incidentin.

Ajo kërkoi nga Kuvendi, t’i dalin në mbështetje një gruaje dhe deputetet femra të mblidheshin sot.

Ndër të tjera Vokshi theksoi se duhet të ndërpritej seanca e të miratohet një rezolutë.

“Dy ditë më parë shqiptarët dhe jo vetëm, të gjitha mediat italiane u ndeshën me një akt shantazhues e kërcënues në kërcënim të një gazetare në detyrë. Pasi e lëshuan nervat, Rama guxoi pas dhunës verbale edhe të cënonte integritetin fizik të saj. Akt i dënueshëm dhe i patolerueshëm. Gjest prej burracakum të paburri. Asnjë shoqatë për mbrojtjen e grave nuk reagoi. Ftesë për Kuvendin, t’i dalim në mbështetje një gruaje. Gratë deputete të mblidheshin sot, të ndërpritet seanca e të miratohet një rezolutë”, u shpreh Vokshi.