Një aksident ka ndodhur në Francë, kur një avion privat humbi papritur lartësinë dhe ra në det.
Ngjarja e rëndë ndodhi gjatë shfaqjes ajrore të Patrullës së Francës, sipas mediave vendase.
Fati i pilotit, i cili nuk është pjesë e ushtrisë, nuk dihet ndërsa kërkimet vazhdojnë.
Sipas mediave franceze, bëhet fjalë për një avion privat, një Fouga Magister, i përdorur nga forcat ajrore nga viti 1964 deri në 1980.