Në ditën e fundit të fushatës elektorale, një tjetër incident u shënua në Maliq.
Deputeti i PD-së, Edmond Spaho u përplas me kryebashkiakun e Maliqit, Gëzim Topçiun. Ngjarja ndodhi gjatë takimit të Topçiut me fermerët e zonës së Vreshtanit.
Takimi u zhvillua me traktoristët. Sipas kryebashkiakut, ata do të raportonin problemet që kanë me qëllim që të bëhet regjistrimi pas njoftimit nga zëvendësministrja e Transportit për vendosjen e targave të mjeteve bujqësore.
Spaho, që pretendon se Topçiu po shfrytëzonte postin për fushatë, nisi të filmojë takimin. Menjëherë reagoi kryebashkiaku dhe banorët e pranishëm, që shtynë demokratin dhe i rrëzuan celularin.
Pjesë nga debati:
Spaho: Ky që shikoni është kryetari i bashkisë i cili ka mbledhur të gjithë tatktorët me premtimin dhe gënjeshtrën që do tu japë targat.
Topçiu: Po ik se nuk ka lezet kështu.
Spaho: Shikojeni këtë mashtrues në fushatë elektorale.
Pendavinji: Po mjaft u bëre si adoleshent mjaft.
Spaho: Ja edhe deputeti tjetër që ka ardhur për tu vënë targat traktorëve.
Spaho: Shikoni kryetarin e Bashkisë si mbledh vota.
Pas ngjarjes, Spaho dhe Topçiu i janë drejtuar Komisariatit për të bërë denoncime.