Një incident ka ndodhur ditën e sotme gjatë përurimit të shtëpisë së Gjergj Fishtës.
Ish-deputeti Eduart Ndocaj është futur me forcë në furgonin e policisë si i shoqëruar.
Mësohet se ai është shoqëruar me argumentin se nuk ka ftesë për këtë aktivitet ku do jetë dhe kryeministri Edi Rama.
Ndërkohë janë ndaluar edhe gazetarët që po ndjekin aktivitetin që të futen.
Po ashtu, raportohet se policia po përplaset dhe me qytetarë të tjerë për të mos u afruar në aktivitet.





