Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim elektoral në Prrenjas, ku pas prezantimit të kandidatit të PS-së për këtë bashki, ai ka marrë fjalën para mbështetësve socialistë.
Në fillim të fjalës së tij, ka ndodhur një incident, ku një prej të pranishmëve ka thirrur “Rama ik!”
Kryeministri këtë incident e kaloi sikur nuk kishte ndodhur asgjë madje bën sikur nuk e dëgjon, ndërsa falënderon qytetarët e Përrenjasit për mikpritjen.
“Faleminderit për mikpritjen, edhe pse jemi në pikë të vapës”, tha Rama ndërsa vijoi fjalën e tij.
Kjo nuk është hera e parë, ku në takimet elektorale të kryeministrit Edi Rama, ka thirrje kundër tij, pasi kujtojmë se e njëjta gjë ndodhi edhe në Dibër, ku një qytetar thirri “Rama ik!”, ndërsa kryeministri i përgjigjet me ironi “Po do iki, do iki”.
Ndërsa dje në Lushnje, tubimi i tij tentoi të prishej nga disa demokratë, por ndërhyri policia për të rivendosur rregullin.





