Një automjet ka hyrë mes njerëzve që po argëtoheshin nën tingujt e muzikës në bulevardin “Epidamn” në Durrës, ndërsa po ndiqnin eventin “Street Party”.
Dëshmitarë në vendngjarje bëjnë të ditur për “DurrësLajm”, se automjeti u fut mes njerëzve pak minuta më parë, mori dhe kthesën në mes të bulevardit dhe më pas u largua, ndërsa qytetarët ndiqnin të habitur gjithçka po ndodhte para syve të tyre.

Bulevardi prej dy muajsh kthehet në pedonale gjatë orëve të pasdites dhe mbrëmjes dhe është i mbyllur për qarkullimin e mjeteve.
Nuk dihet çfarë e ka shtyrë këtë mjet të futet mes turmës, por fatmirësisht gjithçka u mbyll pa incidente të tjera.





