RUSI – Në qytetin Nizhnij Tagil në Ural në autostradë doli një makinë e rëndë ushtarake me shpejtësi të madhe. Nëpër pirgjet e dëborës në anë të rrugës tanku “T-90” nxitoi mes për mes rrugës dhe u zhduk në fushën e mbuluar me dëborë. Ky moment u regjistura nga një videoregjistrues i një automjeti, i cili po udhëtonte në atë kohë në autostradë.

Në afërsi të kësaj pjese të rrugës ndodhet një fabrikë tankesh, prej nga makinat luftarake drejtohen për në poligon. Në të vërtetë, për këto pajisje ekziston një pjesë e veçantë e rrugës, e cila aktualisht është e mbuluar me dëborë dhe pajisjet ushtarake me shpejtësi të plotë ka kohë që nuk janë parë në këtë aks.

Momenti kur tanku del papritmas në autostradë:  http://www.youtube.com/watch?feature=player_embedded&v=WmbMd_KxEM0