Takimi i Lëvizjes Antifashiste Nacional-Çlirimtare në Shkodër është shoqëruar me një incident paraditen e sotme. Kreu i Partisë Komuniste, Gjon Bruçaj pas përfundimit të fjalës së prefektit të qarkut Shkodër, Çesk Millja është kapur me këtë të fundit.
Bruçaj duke iu drejtuar Milljas i kërkoi shpjegime se përse lejohet që kryetarja e bashkisë Shkodër të injorojë 29 Nëntorin 1944, që përkon me festën e Çlirimit duke e cilësuar si një ditë të zezë.
Prefekti Millja vazhdoi duke mos kthyer një përgjigje konkrete. Pak ditë me parë kryebashkiakja Voltana Ademi e quajti 29 Nëntorin 1944 si një pjesë të errët të historisë ku u instalua regjimi komunist.





