Një incident dramatik u regjistrua mesditën e së dielës para  Buckingham Palace, në Londër. Një burrë rreth të 50-ta çau kordonin e policisë, ndërsa po realizohej ndërrimi i rojeve dhe me një thikë që e mbante në fyt kërcënonte forcat e rendit. Qindra turistë që ndodheshin në zonën para Pallatit Mbretëror janë larguar me të shpejtë, ndërkohë që policia ndërhyri me shpejtësi dhe e vuri nën kontroll situatën.

Incidenti i rëndë u regjistrua rreth orës 11.50. Përveç thikës që burri mbante në fytin e tij, jashtë rrethimit të kordonit policor u gjetën në tokë edhe dy thika të tjera. Në një deklaratë të saj policia londineze deklaroi se personi në fjalë tentoi të kthehej në protagonist gjatë ndërrimit të rojeve. Sipas policisë burri, emri i të cilit nuk bëhet i ditur vuante nga probleme mendore.

Në një video të publikuar në Youtube shihet një burrë rreth të 50 që mban një thikë të gjatë afër fytit të tij dhe komunikon me policinë. Ndërsa një polic i afrohet nga prapa dhe tenton t’i marrë thikën burri nis të bërtasë dhe tenton të godasë me thikë policin, ndërsa pak sekonda më vonë neutralizohet nga forcat e rendit.  

Videon e këtij incidenti e gjeni në galerinë tonë të videove.