Një incident i çuditshëm është regjistruar në Serie A, në sfidën mes Salernitanas dhe Genoas. Pasi Mateo Retegui shënoi për Genoan dhe barazoi rezultatin në 1:1, ai gjatë festimit të golit u sulmua me hedhje të sendeve nga tifozët vendas.

“Corriere della Sera” raportoi se sulmuesi italian u godit në kokë – por, që fatmirësisht ai nuk mori ndonjë lëndim serioz dhe u ngrit menjëherë për të vazhduar ndeshjen.

Ende nuk dihet saktësisht se me çfarë u godit Retegui. Gjyqtari kryesor i ndeshjes, Daniele Orsato, u pa duke shkuar te gjyqtari i katërt për të dorëzuar një objekt tjetër të hedhur, në dukje një gur ose copë betoni. Fatmirësisht, as nga ky incident nuk pati ndonjë të lënduar. Genoa në fund iu gëzua fitores me rezultatin 1:2.