Dy persona që protestuan në tubimin e një dite më parë të opozitës, duke shfaqur sjellje të dhunshme janë vënë në pranga.
20-vjeçari Dorison Petoku 20 vjeç nga Thumana dhe 37-vjeçari Jakup Stafa nga Mamurrasi akuzohen për disa vepra penale.
Sipas informacioneve, 37-vjeçari rezulton me precedent penale dhe ka qenë në kërkim nga policia e Krujës për kanosje.