Kanë nisur incidentet e para mes tifozerisë së Romës dhe Feyenoord-it, ekipeve finaliste të Conference League, ndeshje e cila do të luhet neser në Tiranë.

Tifozeritë e të dyja skuadrave kanë arritur ditët e fundit në Shqipëri për të ndjekur ekipet tyre të zemrës.

Por, në një video të bërë virale, shihet se si një tifozët e ekipit holandez urinojnë mbi autobusin e Romës. Të rinjtë shihen pranë hotelit ku po qëndron delegacioni i Romës për të takuar trajnerin Mourinho. Kur nuk e kanë gjetur, filmuan veten duke urinuar mbi autobusin e ekipit të njohur.

Dy të rinjtë nuk tregojnë fytyrat e tyre. Më tej, ata paralajmërojnë trazira dhe incidente, pasi të dyja ekipet kanë kohë që nuk janë ndeshur me njëra-tjetrën në kompeticionet evropiane.