Durrësi është përfshirë nga reshje shiu dhe erëra të forta. Për shkak të këtij moti që mund të shkaktojë probleme të ndryshme, bashkia Durrës i bën thirrje të gjithë qytetarëve që të shmangin lëvizjet në këmbë apo me makinë, që nuk janë të domosdoshme, por të qëndrojnë në shtëpi.
Kryetarja Emiriana Sako thotë se strukturat e Bashkisë së Durrësit janë në gadishmëri maksimale për çdo problematikë që mund të hasni ju dhe familjet tuaja.
Kujtojmë që era e fuqishme që ka përfshirë qytetin e Durrësit në orët e fundit të kësaj të premteje ka thyer një nga palmat në bulevardin “Epidamn”, famirësisht duke mos pasur kalimtarë në ato momente.
Lexoni edhe: