Ambasadorja e SHBA-së në vendin tonë, Yuri Kim ka reaguar pas incidentit në Foltoren e Kuvendit, ku Sali Berisha ka shtyrë Enkelejd Alibeajn.
Gjatë një postimi në rrjetet sociale, Yuri Kim i ka bërë thirrje Berishës që dhuna e tij për të larguar të tjerët nga foltorja nuk duhet të përsëritet më.
“Ditët e sulmit ndaj ndërtesave, rrahjes ose largimit të të tjerëve nga podiumet, kërcënimit të atyre që thonë me të drejtë “jo!”, akuzimit të të tjerëve për veprat e këqija që ka bërë, shtrembërimit të shtetit të së drejtës, llogaritjes së mosndëshkimit, ato ditë i përkasin një të shkuare që duhet të mos përsëritet”, shkruan Kim.





