Një incident gjatë lojës se kriketit, ka zbuluar sëmundjen e kancerit. Për dy vite me rradhë mjekët tentuan gjithçka për t’i shpëtuar jetën, por në fund u dorëzuan.

Nëna e 12-vjeçarit Marcus Richmond tregon se djali i saj u dëmtua ndërsa po luante me shokët. Pasi e dërguan në spital për t’i mjekuar krahun e thyer, analizat zbuluan të vërtetën e tmerrshme. I mituri vuante nga kanceri i kockave, që ishte përhapur shumë, raporton Metro.

Marcus nisi 8 muaj këmioterapi. Ndërsa situata dukej se po shkonte drejt përmirësimit, një ditë kur u kthyen nga pushimet, nëna vuri re krahun e fryrë të djalit. Kanceri ishte kthyer sërish dhe i mituri britanik rifilloi kemioterapinë.

Pas dy seancave nga 5 javë, mjekët u thanë prindërve se kemio nuk po jepte më rezultat dhe s’mund të bënin dot asgjë.

Vogëlushi luftoi deri në fund me sëmundjen dhe nuk e hoqi buzëqeshjen edhe kur ia prenë komplet krahun…