Një incident i rëndë në kushtet e shtëpisë është regjistruar në një qytet italian mbrëmjen e së mërkurës.

Dy femra, nënë e bijë, kanë rënë nga shkallët e shtëpisë e për pasojë 90 vjeçarja Pinuccia Vacca ka humbur jetën.

Ndërkohë, e bija 62-vjeçare është shtruar në gjendje të rëndë në spital.

Sipas hetimeve të para, dyshohet se nënë e bijë kanë humbur ekuilibrin, ndërsa po zbrisnin shkallët.

Gjithsesi, hetimet janë ende në fazat e para dhe nuk përjashtohen edhe pista të tjera.