Kalimi i dy ambulancave njëra pas tjetrës, ka bërë që protestuesit e opozitës në Durrës të ndalojnë një të tretë. Madje ambulanca, siç shihet edhe në pamjet filmike të marra nga operatori i DurrësLajm, rrezikoi të shtypte një nga protestuesit, pasi ishte me shpejtësi. Kjo u shoqërua me reagimin e këtyre të fundit.
Shumë nga protestuesit kanë pasur dyshime nëse autoambulanca kishte vërtet të sëmurë brenda, prandaj kontrollojnë nga xhamat e saj.
Është dashur ndërhyrja e kryetarit të PD-së së Durrësit, Ferdinand Xhaferaj, që i ka hapur rrugën ambulancës së tretë për të kaluar në këtë aks që qëndroi i bllokuar për 2 orë.





