Rusia i është kundërpërgjigjur akuzave të SHBA-ve në lidhje me incidentin e djeshëm mbi Detin e Zi.

“Ne nuk e goditëm kurrë dronin”, ka deklaruar Rusia për momentin e rënies së dronit amerikan nga një avion luftarak rus mbi Detin e Zi, ditën e djeshme.

Moska i ka quajtur akuzat e Uashingtonit si “sjellje të papranueshme dhe provokuese”.

Videoja dyshohet se është marrë nga kabina e avionit luftarak rus Su-27 dhe po qarkullon në Telegram dhe mediat ruse. Ajo tregon se avioni rus manovroi dhe shmangu dronin dhe se ai kurrë nuk e goditi helikën e tij për ta shkaktuar rrëzimin e tij, siç pretenduan fillimisht SHBA.