Kryeministri Edi Rama ka qenë prezent ditën e sotme në prezantimin e buxhetit 2022 për Policinë e Shtetit.
Rama e nisi fjalën e tij me incidenti që ndodhi pak ditë më parë mes efektivit të policisë dhe gazetares Anila Hoxha, në vendi ku u gjet trupi i pajetë i biznesmetit Ruzhdi Hoxha.
Kryeministri tha ajo ishte një ngjarje për të ardhur keq, një veprim që i uli kokën Policisë së Shtetit dhe gjithë trupës së saj.
“Natyrisht është për të ardhur keq kur individë të caktuar me uniformën e Policisë së Shtetit, sic ishte rasti i fundit, i dikujt që keqtrajtoi në mes të rrugës një gazetare. Jo për faktin që vajza ishte gazetare, por për fatin se duke qenë gazetare ngjarja u bë edhe më e bujshme. Por në thelb për faktin që keqtrajtoi një qytetare. Hedhin hije mbi gjithë këtë punë dhe sakrifica.
Patjetër që çdonjëri prej jush, punonjësve të Policisë së Shtetit që çdo mëngjes del nga shtëpia për të shkuar në një vend të vështirë, nuk e meriton që në punën e tij dhe në imazhin e uniformës që ai apo ajo veshin, të ketë të tilla stërkala balte që vijnë nga shkelja e patolerueshme e linjës së sjelljes së punonjësit të Policisë së Shtetit.
Prandaj duhet të veprohet siç u veprua, me shpejtësi dhe me asnjë tolerancë duke i larguar nga Policia. Por është po kaq e rëndësishme, që nga ana e drejtuesve të theksohet domosdoshmëria se figura e Policisë së Shtetit nuk ka nevojë për asnjë gjest dhe asnjë fjalë të tepërt, sepse është mishërimi i ligjit dhe ligji nuk flet, nuk bërtet, nuk kërcënon, nuk shan, ligji vepron.”,- tha Kryeministri.





