Deputeti i Partisë Socialiste në Shqipëri, Eduart Ndocaj raportohet se është rrahur nga disa persona gjatë një vizite në Kosovë.
Edhe pse vetë Ndocaj në një prononcim në “Facebook” e mohoi diçka të tillë, rastin për “Klan Kosovën” e ka konfirmuar Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prizrenit, Sylë Hoxha.
Ai ka thënë se sulmi është kryer nga dy persona, njëri shtetas i Kosovës, ndërsa tjetri shtetas i Shqipërisë. Që të dy janë arrestuar dhe janë nën masën e ndalimit policor.
Ndërkohë që Kryeprokurori Hoxha, ka thënë se kanë kërkuar që të dy personave t’u caktohet masa e paraburgimit.
Sipas Hoxhës, personi që ka sulmuar deputetin shqiptar e që është nga Kosova, është i njohur për autoritetet në Prizren.





