Turqia ka thirrur ambasadorin iranian për të dënuar lëshimin e një rakete balistike drejt hapësirës së saj ajrore.
Ministria e Mbrojtjes e Turqisë njoftoi se mbrojtja ajrore e NATO e rrëzoi raketën këtë të mërkurë, pasi ajo fluturoi mbi Irak dhe Siri.
Ambasadori iranian është thirrur në Ministrinë e Jashtme në Ankara, në mënyrë që qeveria turke të regjistrojë protestën e saj, bëri të ditur një burim diplomatik.
Allison Hart, zëdhënëse e NATO-s, deklaroi më herët: “Ne dënojmë shënjestrimin e Turqisë nga Irani. NATO qëndron fort me të gjithë aleatët, përfshirë Turqinë, ndërsa Irani vazhdon sulmet e tij pa dallim në të gjithë rajonin.”
Turqia njoftoi se do të zhvillojë bisedime me NATO-n dhe aleatët e tjerë pas incidentit.
NATO ka dënuar shënjestrimin e Turqisë nga Irani, duke theksuar se qëndron fort me të gjithë aleatët e saj.
“Ne e dënojmë shënjestrimin e Turqisë nga Irani. NATO qëndron fort me të gjithë aleatët, përfshirë Turqinë, ndërsa Irani vazhdon sulmet e tij pa dallim në të gjithë rajonin”, u shpreh zëdhënësja Allison Hart.
“Qëndrimi ynë i parandalimit dhe mbrojtjes mbetet i fortë në të gjitha fushat, përfshirë mbrojtjen ajrore dhe raketore”, shtoi ajo.






