Liderit të Partisë së Lirë Demokratike (FDP) në Gjermani, Christian Lindner iu hodh shkumë rroje në fytyrë. Incidenti ndodhi gjatë një fjalimi në aktivitetin e fushatës së partisë së tij në shtetin gjerman të Mecklenburg-Vorpommern Perëndimore.
Ish-ministri gjerman i financave ishte në podium kur papritur para tij doli një e re dhe i tha “I dashur zoti Lindner”, ndërsa i hodhi shkumë rroje në fytyrë. Më pas ai ka reaguar duke thënë me ironi “Do të preferoja kremin pana”.
“Unë i mbaj këto plagë lufte me krenari,” tha Lindner, duke refuzuar të pastrohet nga zyrtarët e partisë. Menjëherë pas incidentit, anëtarët e sigurise së Lindner-it neutralizuan gruan.
Sipas mediave gjermane, incidenti është tregues i problemeve me të cilat përballet Lindner dhe partia e tij përpara zgjedhjeve federale të 23 shkurtit, pasi në sondazhet e fundit liberalët ranë nën pragun e 5% për të hyrë në Bundestag.