Forca Detare ka sqaruar se si ndodhi incidenti detar gjatë orëve të para të mëngjesit, kur u përplasën në det të hapur peshkarexha “Perëndesha” dhe veliera “Moon Child GB” me flamur anglez.
SQARIMI NGA FORCA DETARE
Në orën 02:55 datë 11 maj anijes së Rojes Bregdetare P-04 ”SEMANI” ju dha situatë SOS për një mjet që kishte pësuar avari.
Pas marrjes së informacionit nga Qendra e Kërkim Shpëtimit anija P-04 u nis për dhënie ndihmë të një mjeti tip veliere me emër ”MOON CHILD GB” e cila ndodhej rreth 7 milje në veriperëndim të “Kepit të Palit”, mjeti arriti të shpetohet dhe të rimorkohet nga anija e Rojes Bregdetare
Veliera me flamur angez me dy persona ne bord u shoqërua për në Portin e Durrësit.
Operacioni SAR u krye me sukses dhe përsonat e shpëtuar ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.
Numri Blu i emergjencës i QNOD-së në shërbim 24 orë është Nr. #125.
Shpejtësia e dhënies së informacionit në kërkim të ndihmës ka rol të rëndësishëm në parandalimin e fatkeqësive.
Forca Detare / Roja Bregdetare janë gjithnjë në gatishmëri për të siguruar sigurinë lundrimore dhe zbatimin e ligjshmërisë detare.





