2 maj 2015 – Gati 24 orë pas incidentit gjatë takimit elektoral të Grida Dumës në Shkozet, policia e Durrësit shoqëroi dy autorët e dyshuar të konfliktit. Burimet zyrtare të policisë, thanë se u shoqëruan në ambientet e komisariatit dy të rinjtë: XH.K.,24 vjeç dhe moshatari i tij J.B., të dy banues në Durrës. “Ata dyshohen si të implikuar në konfliktin ndaj simpatizantit të Partisë Demokratike, shtetasit: •E.S., 21 vjeç, banues në Durrës”. Materialet i kanë kaluar Prokurorisë me akuzën e “dëmtimeve me dashje”, por ende nuk është konkluduar nëse dy të rinjtë që lëviznin me flamurin e PS-së në takimin e demokratëve do të ndalohen apo do të lihen të lirë.
Agjencia e lajmeve “Dyrrah”