Kryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar përmes një postimi në Facebook lidhur me incidentin e një ditë më parë në Qytet Studenti.

Basha shkruan se mbrëmë ishte i ftuar disa studentë për të parë si jetojnë dhe për të dëgjuar shqetësimet e tyre por që me porosi nga lart, punonjësja e konviktit, i kërkoi të largoheshin nga godina.

POSTIMI I BASHËS

Ngjarjet e 24 orëve të kaluara janë një pamje e qartë e realitetit me të cilin përballet Shqipëria.

Mbrëmë ishim të ftuar nga disa studentë për të parë si jetojnë dhe për të dëgjuar shqetësimet e tyre. Studentët tanë janë e ardhmja e këtij kombi, shqetësimet e tyre janë shqetësimet tona. Kjo është rruga jonë. Rruga e të dëgjuarit, e përfaqësimit të vërtetë të të gjithë shqiptarëve.

Kur mbërritëm në godinë u takuam me një punonjëse të konviktit, e cila na kërkoi të largoheshim. Kjo porosi erdhi nga lart.

Në fakt kjo është rruga tjetër, ajo e frikësimit dhe intimidimit.

Si shërbyes publik, nuk do të lejoj askënd që të më pengojë të dëgjoj problemet e bashkëqyetarëve të mi dhe të përpiqem t’i ndihmoj ata. Kjo është arsyeja pse u bëra pjesë e jetës publike.

Unë u bëj thirrje atyre që merren me kërcënime dhe frikësime, të rishqyrtojnë taktikat e tyre. Populli shqiptar do të dëgjohet!