1 maj 2015 – Një mbështetës i kandidates së djathtë u lëndua në krah si pasojë e përplasjes që ndodhi pas incidentit në takimin elektoral të Shkozetit. Këtë fakt e bëri të ditur deputeti Edmond Spaho, në një dalje për mediat. “Përkrahësit e Vangjush Dakos për më shumë se një orë nën vështrimin e policisë qarkullonin me shpejtësi rrugës kryesore të Shkozetit me makinën AA 910 IR e cila mbante flamurin e PS. Militantet provokuan në mënyrë të përsëritur përkrahësit e Dumës dhe pasi hasën në qetësinë e tyre ata sulmuan me gurë, duke i shkaktuar plagë njërit prej përkrahësve. Partia demokratike dhe i dëmtuari i cili ndodhet në spital bën kallzim në polici për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Shkozet.
Deshirojmë t’i bëjmë të ditur frikacakut Vangjush Dako dhe tutorit të tij Edi Rama që të heqin dore nga provokimet dhe të shkëputen nga kontigjentët kriminale tek të cilët mbështesin fushatën në Durrës sepse do të përplasen ashpër me Partinë Demokratike dhe do të marin përgjigjen e merituar nga të gjithë qytetarët”, tha Spaho.
Ai kërkoi që OSBE të sjellë vëzhgues në Durrës, për t’i vënë fre veprimeve kriminale sipas tij.
Agjencia e lajmeve “Dyrrah”





