Sezoni aktual i Formulës 11 është padyshim më spektakolari i viteve të fundit dhe një nga më të bukurit e historisë, me dy pilotët Max Verstappen e Leëis Hamilton që do të shkojnë në garën e fundit me pikë të barabarta nga 369.5 secili.Çmimi i Madh i Abu Dhabit këtë fundjavë do të vendosë cili do të jetë kampioni i vitit 2021, teksa momentalisht holandezi i Red Bull ka avantazhin e një fitoreje më shumë dhe kryeson renditjen.Por pikërisht kjo epërsi e Verstappen, ka trembur jo pak fansat e Lewis Hamilton dhe ndoshta edhe vetë pilotin britanik, të cilët gjatë ditëve të fundit kanë çuar shpesh ndërmend episodin mes Airton Sennas dhe Alain Prost.

Braziliani kishte një epërsi minimale pikësh në vitin 1990, para garës së fundit në Suzuka dhe për të mos lejuar që titulli të vendosej në pistë, vendosi të përplasë dhe nxjerrë nga gara francezin që në xhiron e parë, duke fituar më pas titullin kampion.Pikërisht një episodi të ngjashëm i tremben edhe fansat, por edhe e gjithë skuadra Mercedes, pasi Verstappen duket i vendosur të mbrojë me çdo kusht epërsinë që i jep një fitore më shumë dhe ka treguar se nuk u trembet incidenteve, ndaj mund të provojë ta nxjerrë jashtë britanikun Hamilton që në kthesat e para.

Nga ana tjetër, organizatorët e Formulës 1 vijojnë të shijojnë edhe këtë lloj spektakli, pasi deri tani nuk kanë treguar asnjëherë vullnet për ndëshkuar me ulje pikësh incidente të tilla dhe sigurisht që nuk kanë ndërmend ta bëjnë as këtë sezon, ndaj edhe për këtë arsye, gara e të dielës në Abu Dhabi bëhet edhe më speciale për t’u ndjekur.Lewis Hamilton do të kërkojë titullin kampion të 8 personal, që do ta bënte padyshim pilotin më të suksesshëm në historinë e Formulës 1, ndërsa Max Verstappen është gati të hapë një cikël të ri, duke synuar suksesin e parë personal, që do t’i jepte fund edhe dominimit të britanikut.