INDI, 19 mars 2013 – Dymbëdhjetë persona u vranë nga goditjet e rrufesë në shtetin indian Madhya Pradesh. Midis të vdekurve është edhe një fëmijë 11-vjeçar.

Stuhia e shoqëruar me rreshje të dendura shiu dhe breshëri i kapi njerëzit në fushë të hapur, ndërsa po bënin punët e zakonshme të bujqësisë. Pesë fermerë, të cilët gjithashtu u goditën nga rrufeja, arritën të mbijetojnë. Ata janë dërguar në spital. Gjendja e tyre shëndetësore fatmirësisht është e mirë.

Në vitin 2012 nga shkarkesat e rrufeve u vranë 10 persona në shtetin indian Bihar dhe 8 banorë të Kalkutës.

/m.b. Agjencia e Lajmeve “Dyrrah”/