INDI, 02 mars 2013– Një vajzë shtatë vjeçe është dhunuar në shkollën e saj në veriperëndim të Delhit.

E përditshmja The Times of India ka thënë se sulmi ka ndodhur në një shkollë qeveritare në zonën Mangolpuri të qytetit.

Prindërit e vajzës kanë denoncuar dhunimin në polici dhe e kanë dërguar atë në spital për trajtim të mëtejmë.

Mësohet se për rastin po merret në pyetje një roje e shkollës dhe disa punëtorë të tjerë.

Lajmi për dhunimin e vajzës ka rezultuar me tubimin e disa qindra njerëzve të cilët po protestojnë kundër rastit më të ri të dhunimit në vend.