Një kompani indiane do të fillojë nxjerrjen në treg të smartphone-t më të lirë në botë, i cili do të kushtojë më pak se katër dollarë.
Telefoni tip “Freedom 251” i kompanisë “Ringing Bells” do të kushtojë 251 rupi ose 3,66 dollarë.
Ky smartphone operon me sistemin Android 5.1 Lollipop, ka një ekran 4,0 inç me ngjyra, një procesor 1,3 gigaherz dhe dy kamera, e pasmja me 3,2 megapiksel dhe e përparmja me 0,3 megapiksel.
Kompania prodhuese tha se ky smartphone u zhvillua me mbështetjen e madhe të qeverisë indiane.
Pas Kinës, India ka sot tregun më të madh të celularëve dhe ka më shumë se një miliard përdorues.





