Indiani Hiteshkumar Patel ka dalë përballë trupës gjykuese të Gjykatës së Tiranës, pak ditë pas arrestimit.
Patel, i cili njihet si kunati i vëllezërve Sandersara të kërkuar për mashtrim pretendon se shteti indian e përndjek për bindjet e tij politike.
Ai ndër të tjera mësohet të ketë zbuluar që është i afërm i kryetarit të opozitës indiane. “Shteti indian me përndjek për bindjet politike. Jam i afërm i kryetarit të opozitës indiane. Ky fakt është njohur nga gjykata në Nigeri”.
Gjykata e Tiranës caktoi masën "arrest me burg 40 ditë".





